Postimi i fotografive me fëmijë po shihet si jo në rregull nga hulumtuesit.

Ata kanë bërë një hulumtim të tyre dhe kanë ardhur në këtë përfundim.

Hulumtimet kanë treguar se mesatarja e postimit të fotove të fëmijëve nga ana e prindërve është diku 300 brenda një viti.

Numri i fotove të fëmijëve të shpërndara në rrjete sociale po rritet çdo ditë dhe është shumë e mundur se në kohën kur fëmijët fillojnë shkollën për herë të parë, ata i kanë të publikuara diku rreth njëmijë foto në internet, apo ndoshta edhe më shumë.

Dokumentimi dhe postimi i fotove të fëmijëve është bërë trend në ditët e sotme që ndjeket nga mijëra prindër, por që nuk e mendojnë se sa e dëmshme mund të jetë për fëmijët e sidomos për të ardhmen e tyre, raporton “Bright Side”.

Në këtë artikulli gjeni të përmbledhura disa arsye se pse postimi i fotografive të fëmijëve tanë mund të ndikoj negativisht.

Me postimin e fotove ju zbuloni lokacionin e fëmijës dhe kjo informatë mund të përdoret nga kriminel të ndryshëm.

Edhe nëse nuk e keni bërë të ditur lokacionin kur e keni postuar fotot, janë mënyra të ndryshme që mund të zbulohet.

Kështu që, mundet të ju duket e thjeshtë postimi i një fotoje, por duke e bërë atë ju i leni hapësirë kriminelëve të identifikojnë lokacionin më të vizituar nga fëmijët e juaj dhe madje, ta njohin fëmijën tuaj kur ata gjendet në shkollë.

Informatat që i ndani mund të kenë një ndikim në jetën e mëvonshme të fëmijës.

Disa prindër nuk e mendojnë asnjëherë, por postimi i fotove të fëmijëve mund të ndikojë tek fëmijët dhe tek ardhmja e tyre.

Nëse fëmija në të ardhmen dëshiron të punoj për një kompani ndërkombëtare apo edhe punë të tjera serioze dhe kjo gjë mund të jetë në rrezik nga fotot e fëmijërisë.

Mos harroni se madje edhe fotot që i fshini mund të kthehen.

Ajo se çka postoni në rrjete sociale, mund të jenë shkas i ngacmimeve dhe bullizmit në shkolla.

Momentin që postoni një foto të jetës tuaj në rrjete sociale, ju mund nuk e keni në kontroll atë.

Çka tjetër nuk mund të kontrolloni është se si reagojnë të tjerët për foton që keni postuar.

Është një shans shumë e madhe që fëmijët kur të rriten të mos ju pëlqen fakti që jeta e tyre e fëmijërisë ka qenë një shfaqje.

Është një rast në Australi ku vajza ka paditur nënën e saj e cila i ka detyruar të i fshijnë fotot e fëmijërisë që gjenden në rrjete sociale.

Kështu që keni parasysh dhe mendoni se si do të kishit reaguar, nëse prindërit tuaj do të bënin të njëjtën gjë.