Prindërit e detyruan ta linte të fejuarin e saj me aftësi të kufizuara, nëse ai nuk mësonte të ecte

Kjo vajze 23-vjeçare kineze u detyrua nga prindërit e saj se nëse i dashuri i saj i paralizuar nuk mund të ecte për tre vjet, ajo duhet ta linte atë.

Prindërit e saj do t’i jepnin leje dhe bekime për të qëndruar me Yan Hongbo, 27 vjeç, nëse ai do te mesonte të ecte përsëri për tre vjet.

Yan Hongbo u plagos rëndë në një aksident me motor në vitin 2009 dhe si rezultat i kësaj ai u paralizua nga beli e poshtë. Me kalimin e kohës, Yan Hongbo nuk po sherohej ende.

Prindërit e saj i dhane mundesine edhe per gjashtë muaj të tjerë, sepse vajza e tyre iu lut shume që të qëndronte me të dashurin e saj pak më gjatë.

Yang Nan tha në një intervistë:

“Unë nuk e di se çfarë të bëj, e di se ai mund të shërohet, por deri tani nuk kemi para për t’u nënshtruar trajtimit mjekësor.

Ne nuk kemi para të mjaftueshme as për nevojat tona të përditshme.

Kemi nevojë për një mrekulli“

Në anën tjetër, Hongbo ka rënë dakord me prindërit e të dashurës së tij që ajo duhet ta lërë atë dhe të jetojë jetën e saj.

Ai tha:

“Nuk mund ta shoh një të ardhme për të, nëse ajo qëndron me mua, ajo ka një të ardhme të ndritur përpara saj.

Unë kam premtuar se do të bëjmë atë që prindërit e saj dëshirojnë nëse nuk mund t’i shërojmë këmbët në gjashtë muajt e ardhshëm“

Çifti që aktualisht jeton në qytetin Qionglai në Provincën Sichuan, në jugperëndim të Kinës, në të vërtetë ishin vetëm miq të mirë dhe nuk kishin marrëdhënie intime para aksidentit të Hongbo në vitin 2009.

Motoçiklisti i ri i kishte hipur motorit te tij në mal kur kishte filluar te binte shi ,motorri kishte devijuar dhe ai ra nga një shkëmb.

Ai u paralizua nga beli e poshtë pasi u rrëzua nga nje lartesi më shumë se 30 metra poshtë .Ishte një mrekulli që ai mbijetoi.

Ajo përfundoi duke shkuar tek ai në kohën kur ai kishte me shume nevoje, pa u thënë prindërve se ajo nuk do të kthehej dhe se do ta linte punën e saj për t’u kujdesur për Hongbo-n.

Megjithëse ishin të mërzitur me vendimin e saj, ata kishin rënë dakord që ajo mund të qëndronte me Yan Hongbo për tre vjet, gjatë kesaj periudhe ai kishte nevojë për kujdes mjekësor para se të mësonte të ecë përsëri.

Yan Hongbo kishte rënë dakord me prindërit e të dashurës së tij dhe premtoi se do ta linte atë nëse paraliza e tij do te ishte e pashërueshme.

Shiko Fotot: