Prishtina, duket se i kthehet normalitetit

Përkundër masave të marra, dhe thirrjeve për izolim, qytetarët prishtinas, në ditën e parë të javës kanë filluar të shpërfillin këto rregulla, e të dalin për të kryer punët e tyre të përditshme.

Ndonëse në numër më të vogël, qytetarë me maska e pa to, shihen rrugëve të kryeqytetit.

Ndryshe Qeveria me vendime të shumta, ka pezulluar shumë aktivitete, ndër to, ka ndaluar mësim deri më 27 mars, e ka mbyllur lokale e kafiteri, si shenjt preventive, për mos përhapjen e virusit, që po merr shumë jetë nëpër botë.

Përkundër kësaj në qytet shihet edhe qytetarë të tjerë të cilët kanë vendosur të dalin në rrugë, por të mbrojtur, shumica nga ta, për të kryer punët e tyre.

Ja disa nga pamjet aktuale të rrugëve të kryeqytetit.