Prishtina merr “vizën” evropiane dhe Kupën e Kosovës, Munishi me gishta në “gojë”

Prishtina është Kampion i Kosovës për herë të shtatë në histori të klubit.

Skuadra nga kryeqyteti mposhti Ballkanin me rezultat 1-0 në një ndeshje që nuk dhuroi shumë spektakël në përjashtim të 15 minutave të fundit.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Otto John në minutën e 20-të të ndeshjes, shkruan Indeksonline.

https://www.facebook.com/watch/?v=3394796467209759&t=0

Nigeriani realizoi gol të bukur pasi kaloi shumë bukur Visar Berishën.

Ky ishte goli i vetëm i rregullt në “Fadil Vokrri” ku dy të tjerë u anuluan për pozicion jashtë loje, një për secilën skuadër.

https://www.facebook.com/watch/?v=1073094543087836&t=0

Rastin më të mirë në ndeshje e pati Armend Thaqi por që zemërgjerësia e tij bëri që të mos shënohej gol.

https://www.facebook.com/watch/?v=230669938012750&t=0

Me këtë fitore, Prishtina bëhet Kampion i Kupës së Kosovës dhe do të vazhdoj garat në kualifikime të Europa League.

Në anën tjetër, Ballkani mbetet pa asnjë titull këtë sezon edhe pse pati paraqitje mjaftë të mira. /IndeksOnline/