Prishtinasi denoncon rastin: Vëzhguesi po na detyron t’ia tregojmë fletën e votimit

Një qytetar nga Prishtina është ankuar për një parregullsi gjatë procesit të votimit në shkollën “Meto Bajraktari” në kryeqytet.

Ai në grupin “Network Prishtina” në Facebook, ka thënë se është një vëzhgues i cili rri te kutia e votimit dhe i cili detyron votuesit t’ua tregojë vulën e fletës së votimit.

Ai ka thënë se po i detyron votuesit që të hapin fletën e votimit ku edhe shihet se për cilën parti është votuar./blic