“Prita ma shumë marifet”, Gjira mbyll ‘zënkën’ me Melindën përmes këtij mesazhi

Gjira ka sqaruar përfundimisht statuset për Melindën.

Gjira ka qenë emër shumë i lakuar së fundi në shtypin rozë dhe e gjithë kjo pas disa postimeve në lidhje me Melindën.

Këngëtarja akuzoi Melindën se si vetëm pak kohë pas vdekjes së nënës publikoi këngë me një videoklip provokues.

Ajo tha se po të ishte në vendin e Melindës, fillimisht do bënte këngë kushtuar nënës.

Me statusin e fundit, Gjira i përgjigjet gjithë atyre që e kritikuan lidhur me ato postime, teksa thotë se nuk e ofendoi nënën e askujt, por që iu është dukur herët të publikojë këngë Melinda pasi i vdiq nëna.