Produksioni nxjerr videot e Donaldit duke u puthur e përqafuar me vajzat e tjera

Donald Veshaj duket se është banori më i përkëdhelur në Big Brother VIP.

Në spektaklin e mbrëmshëm janë transmetuar disa video ku shihet Donaldi duke u puthur e përqafuar me secilën prej vajzave brenda.

Produksioni ka nxjerr video ku shihet Donaldi me Beatrixin, Fifin, Semin, Sarahnë, Beniadën dhe Monikën.

Mbrëmë është diskutuar edhe për “kiminë” mes Donaldit dhe Beatrixit.

Ka qenë opinionisti Meridian Ramcaj, ai që ka thënë se sheh një kimi mes atyre të dyve

“Shikoj njëfarë kimie të vogël mes Trixit dhe Donaldit, pavarësisht se DOnaldi mund ta fsheh këtë”, ka thënë Meridiani.

Por, pas kësaj deklarate, ka reaguar Beatrixi duke thënë se janë vetëm shokë.

“Jemi shokë shumë të mirë Unë ndihem shumë e lirshme edhe për shakatë, sepse edhe mi pranon edhe ia pranoj”, ka thënë Beatrixi.

Më pas ka ndërhyrë Semi, e cila është shoqja e të dashurës së Donaldit, e cila ka thënë se s’ka asgjë këtu.

“Dëgjo moj Arbana, s’ka asgjë këtu”, ka thënë Semi.

Shiko videon:

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)