Web Analytics
BallinaSHOWBIZBig Brother Vip Albania Live“Produksioni ta lajmërojë policinë”, çfarë ndodhi me Evën para se të largohej...

“Produksioni ta lajmërojë policinë”, çfarë ndodhi me Evën para se të largohej nga shtëpia e Big Brother VIP Albania

Eva Alikaj u skualifikua një ditë më parë nga shtëpia e ‘Big Brother VIP Albania’. Largimi i menjëhershëm u bë për shkak të fjalorit që ajo përdori ndaj Luizit, duke i thënë: Ta çaj kafkën.

Mirëpo në fund ajo e pranoi vendimin e më pas nisi të bënte gati valixhet. Teksa ishte në dhomën e grimit, ajo tha se ka shumë rroba për të marrë e se do largohet kur të dojë.

Me ton kërcënues, Eva i tha Maestros se do largohet kur të dojë, e nëse do duhet, produksioni të lajmërojë edhe Policinë nëse do.

Debati mes tyre: Eva: Kam shumë rroba, do iki kur të më dojë qefi, po deshën të marrin Policinë. Kam shumë rroba… Maestro: Do shkosh t’ua komunikosh te dhoma e rrëfimit?

Big Brother vendosi që Eva të largohet nga shtëpia për shkak të fjalorit të përdorur në shtëpi. “Banorë, Vëlla i Madh pas ultimatumit që ka dhënë për qëndrimin që do mbante për thyerjen e rregullave, paraditen e sotme skualifikoi Ermionë. Për të njëjtin motiv, Eva Alikaj për shprehjet kërcënuese që ka përdorur, largohet në këtë moment nga shtëpia e Big Brother”– njoftoi vëllai i madh banorët përmes një zarfi të zi pasditen e djeshme./reporteri/

Rrjetet Sociale

630,707FansaPëlqeje
28,197NdjekësitNdjek
1,002NdjekësitNdjek

Të Fundit