Produktet që ju ndihmojnë të trajtoni djegiet e lëkurës

Aloe vera dhe mjalta janë vetëm dy prej tyre.

Ndihma e parë në shtëpi lehtëson dhimbjen dhe dezinfekton lëkurën në rastet e djegieve të vogla.

Këto djegie njihen si djegie të shkallës së parë dhe përfshijnë zona të kufizuara si duart, krahët dhe këmbët.

Por, cilat janë produktet që ndihmojnë në qetësimin e djegies?

Patatet:

Patatet kanë veti qetësuese dhe anti-inflamatore.

Qëroni një patate me madhësi mesatare dhe grijeni në rende.

Më pas mbuloni plagën me pjesën e grirë.

Mbajeni për disa minuta ashtu derisa dhimbja të qetësohet.

Aloe vera:

Bima e Aloe vera-s është shumë e njohur për përdorimet e saj në fushën e kozmetikës, por jo më pak i rëndësishëm mbetet roli i saj në kurimin e djegieve sipërfaqësore dhe atyre të shkallës së dytë.

Pasi e keni mbajtur plagën për pak minuta në ujë të ftohtë, lëreni të thahet në mënyrë natyrale dhe lyejeni me xhel aloe vera.

Vaj ulliri dhe vaj i arrës së koksit:

Kombinimi i këtyre dy vajrave ndihmon plagën të shërohet më shpejt dhe eliminon shenjat e djegies.

Mjalta:

Mjalta është shumë e njohur për vlerat e saj ushqyese, hidratuese dhe rigjeneruese.

Vendosni pak mjaltë mbi plagë dhe lëreni që të veprojë për disa minuta.

Më pas mund ta fashoni.

Qepa:

Në lëngun e qepës gjendet një substancë e quajtur kuercitinë që qetëson dhimbjen dhe ndihmon në mbylljen sa më shpejt të plagës.

Lëkurë e bananes:

Lëkura e bananes është e pasur me aminoacide dhe vitamina ushqyese si (si A, B, C dhe E). Ajo ka veti hidratuese dhe ndihmon plagën të mbyllet sa më shpejt.