Profili i Përparim Ramës, kryetarit të ri të Prishtinës

Prishtina është rikthyer sërish në qeverisjen e Lidhjes Demokratike, kjo pasi që në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale që u mbajtën dje, nga rezultatet preliminare fitues ka dalë kandidati i këtij subjekti, Përparim Rama.

Rama mori 40,659 vota ose 51,07% të totalit të votave, duke lënë mbrapa kandidatin e LVV-së, Arben Vitia i cili mori 38,958 vota apo 48,93%.

Pas shpalljes së rezultateve, Rama tha se do të realizojë të gjitha premtimet e bëra gjatë fushatës për garën e kryeqytetit.

Më poshtë ua sjellim profilin e tij:

Përparim Rama lindi më 20 janar 1976. Është arkitekt e urbanist i njohur shqiptar – i vlerësuar me çmime ndërkombëtare gjithandej nëpër botë.

Kualifikimet akademike dhe profesionale

RIBA– Associate Member (Instituti Mbretëror i Arkitekteve Britanik ) 2003

SMARTlab – Mbikëqyrës – Media Instituti SMARTlab Programi Master dhe Doktoraturë 2007

CECA- Member – Centre for Evolutionary Computing in Architecture) 2003
MSc Master i dalluar

Qendra për Kompjutim Evolutiv në Arkitekturë

(University of East London) 2003

Shkolla e Arkitekturës

Instituti Mbreteror i Arkitekteve Britanik Pjesa II 2001-03

BA (Hons) SBU London South Bank University

Instituti Mbretëror i Arkitekteve Britanik Pjesa I 1995-98

Përvoja kyçe: Si drejtor themelues i 4M Group, Rama është përgjegjës për planifikim të menaxhimit dhe zhvillimit të përgjithshëm të byrosë, projektet e tij përfshijnë nga ato të banimit deri tek ato komerciale, nga hotelet deri tek ndërtimet mikse, aeroport dhe planifikim urban.

Rama konsulton Fondin e hulumtimeve Kombëtare të Shtetit te Katarit në projektet urbane dhe arkitekturale aktuale dhe të së ardhmes në Katar.

Ai po ashtu është edhe udhëheqës i ekipit të projektit të master planit për zhvillimin e fshatit të qëndrueshëm “Dhërmi” në 10ha në jug të Shqipërisë, në detin Jon.

Ai ishte udhëheqës i konzorciumit ndërkombëtar të projektimit, udhëhequr nga 4M GROUP deri në lejen urbanistike të Kompleksit me te madh ne Ballkan me zhvillim miks në Prishtinë.

Ai ishte këshilltar specialist në zhvillimin e veglave për planifikim hapësinor dhe arkitekturë për Newham Council dhe Tower Hamlets në Londër, në përgatitjet për Lojërat Olimpike Londra 2012. Ai ishte udhëheqës në projektim të planit rregullativ. /Telegrafi