Prokurorja e rastit Pronto: Jam e zhgënjyer me vendimin

Prokurorja Speciale Drita Hajdari e cila ka ngritur aktakuzën ndaj 11 të përfshirëve në rastin ‘Pronto’ është shprehur e zhgënjyer me vendimin e sotëm të Gjykatës.

“Jam tepër e zhgënjyer me vendimin lirues.

Kryetari i trupit gjykues është dashtë së paku me dhënë arsyetim për një vendimin të tillë, sepse ligji e obligon që ta sqarojë shkurtimisht vendimin”, ka thënë prokurorja Hajdari.

Ajo ka shprehur shqetësimin se ky nuk është rasti i parë ku të fuqishmit e politikës i shmangen drejtësisë.

“Për fat të keq ky nuk është rasti i parë në të cilin njerëz të fuqishëm nga politika apo rrethi i tyre i shmangen drejtësisë”, ka thënë Hajdari për KALLXO.com.

Ajo ka shtuar se ka shpresa te një vendim ndryshe nga Gjykata e Apelit.

“Pasi që e pranoj aktgjykimin me shkrim do të paraqes ankesë, meqë mbetem pranë qëndrimit që të akuzuarit kanë kryer veprat për të cilat i ka akuzuar prokuroria”, ka thënë Hajdari.

Gjykata e Prishtinës i ka liruar nga akuza të gjithë të akuzuarit në rastin e njohur si ‘Pronto’.

Gjykata e Prishtinës sot shpalli aktgjykimin me të cilin liroi Adem Grabovcin, Besim Beqajn, Zenun Pajazitin dhe 8 të akuzuarit tjerë në rastin e shumëpërfolur “Pronto”, Ilhami Gashi, Xhavit Dakaj, Fatmir Shurdhaj, Sadat Gashi, Ismet Neziraj, Rexhë Abazi, Nijazi Kryeziu dhe Arbenita Pajaziti.

Gjykata ka gjetur se nuk ka prova se të akuzuarit gjatë muajit tetor, nëntor e dhjetor të vitit 2011, kanë komunikuar me zyrtarë të lartë për caktimin dhe përzgjedhjen e kandidatëve në pozitën e kryeshefave ekzekutiv në bordet e drejtorëve në ndërmarrjet publike, ‘’Trainkos’’, ‘’Infrakos’’, ‘’Hidro-Drini’’, ‘’Radoniqi-Dukagjini’’.

Sipas akgjykimit të shpallur sot, gjykata ka konstatuar se nuk ka prova se të akuzuarit kanë kryer veprën penale shkelja e statusit të barabartë të qytetarëve të Kosovës.

Grabovci, Beqaj, Pajaziti dhe të tjerët akuzoheshin se gjatë muajit tetor, nëntor e dhjetor të vitit 2011 kishin emëruar në mënyrë të kundërligjshme në pozita udhëheqëse njerëz të afërt të tyre ose me partinë e tyre në ndërmarrjet publike “Trainkos”, “Infrakos”, “Hidro-Drini”, “Radoniqi-Dukagjini”, etj.

Pasi Prokuroria kishte ngritur aktakuzën për përgjimet ‘’Pronto’, gjykimi kishte filluar me 1 tetor 2018, ndërsa me 15 nëntor Grabovci, Beqaj, Pajaziti e 8 të akuzuarit e tjerë ishin deklaruar të pafajshëm.Gjykimi në rastin e njohur si “Pronto” përfundoi me 12