Prokurorja që goditi EULEX-in shpërblehet nga Kurti, e merr afër vetes!

Kryeministri i Republikës, Albin Kurti ka emëruar në kabinetin e tij edhe një këshilltare të huaj.

Ajo është Maria Bamieh ish-prokurore e Eulex në Kosovë. Lajmin e ka konfirmuar përmes një postimi.

“Për shok e mi jo shqifolës dhe kolegët më duhet t’iu njoftoj se që nga dje jam emëruar në kabinetin e Kryeministrit aktual Albin Kurti.

Jam shumë e lumtur për këtë mundësi të ofruar për të dhënë kontributin tim modest në një grup të përbërë me njerëz të mrekullueshëm” shkruan ajo.

Ndryshe, ish-prokurorja Bamieh akuzoi EULEX-in për korrupsion dhe e paditi misionin për përfundim të padrejtë ka siguruar se procedurat e gjykimit do të jenë në dispozicion për publikun.

Vlen të theksohet se Bamieh, që tani jeton në Londër, kishte aku.zuar direkt Misionin e EULEX-it për shkarkimin e padrejtë, pasi ajo bëri aku.zat për korrupsion kundër kryeprokurorëve ndërkombëtarë dhe gjyqtarëve që shërbejnë në Kosovë.