Pronarët musliman ofrojnë ushqim pa pagesë në restaurantin e tyre

Ushqim pa pagesë dhe buzëqeshje miqësore nuk është leht të gjesh, por këto mund ti gjesh në një restaurant të Monrealit, ku pronarët nga Iraku dhe Irani tashmë 3 vite ofrojnë ushqim pa pagesë për ata që nuk kanë mundësi të paguajnë.

Punëtori i tyre nga Egjipti ishte njëri nga lypësit i cili ka insistuar që të punojë për ushqimin e ofruar, e pastaj, pronarët e kanë punësuar si kuzhinier.

Pronarët thonë se nga përvoja e tyre nën regjimin e Sadam Husainit e dinë se çfarë do të thotë të jesh i uritur dhe për këtë arsye do të mundohen të ushqejnë sa më shumë njerëz që të munden.

Vazja e pronarit ka vendosur një shënim të madh para restauranit në anglisht dhe frengjisht ku shkruan:

“Ushqim pa pagesë për ata që nuk kanë mundësi të paguajnë”

Pronarët e këtij restaurani janë shpërngulur në Monreal në vitin 1992.