Web Analytics
Ballina“Pronto”, avokati Berisha: Ndjekja ishte selektive – Prokuroria mund të quhet e...

“Pronto”, avokati Berisha: Ndjekja ishte selektive – Prokuroria mund të quhet e dështuar

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj 11 të akuzuarve në rastin e njohur “Pronto”, pasi nuk është provuar se të njëjtit e kanë kryer veprën penale për të cilën ngarkoheshin.

Avokati Besnik Berisha që përfaqëson ish-Ministrin e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj ka thënë se priste një aktgjykim të tillë, derisa ka insistuar se ka pasë ndjekje selektive.

“Ishte një epilog i paralajmëruar dhe një gjykim që filloi si rezultat i një presioni publik dhe u zhvillua nga një prokurori relativisht e dështuar.

Në qoftë se Gjykata nuk e arsyeton aktgjykimin mundësitë janë për rigjykim, por kujtoj që cilido gjykatës që e ka për qëllim interesin publik nuk do të luajë ping-pong me këtë lëndë”.

“Nga dita kur është publikuar aktakuza edhe këta vetë e kanë ditur që janë ngutur.

Kanë bërë ndjekje selektive.

Unë e kam thënë edhe në gjykim që ndjekja ka qenë selektive, sepse nuk kanë qenë të gjithë të barabartë para ligjit.

Epilogu mund të vonojë, por prapë do të jetë i njëjti”.

Pas shpalljes së aktgjykimit, Berisha para gazetarëve ka thënë se Prokuroria nuk ka pasë guxim t’i ftojë ata që ishin udhëheqës të institucioneve në atë kohë dhe që përmendeshin në videoincizimet e nxjerra në publik, njofton Klan Kosova.

“Nocioni ‘Pronto’ nuk ka qenë i përdorur nga asnjëri nga këta të cilët ishin pjesë e gjykimit.

Njëkohësisht, diskutimet tjera që ishin lidhur me eprorët e asaj kohe, qoftë të Kuvendit ose të Qeverisë, Prokuroria s’ka pasë guxim as si dëshmitar t’i ftojë, lëre me t’i provojë t’i akuzojë.

Ky fakt e dëshmon që kjo Prokurori mund të quhet këtu e dështuar, si në shumë raste të tjera”.

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,001NdjekësitNdjek

Të Fundit