Web Analytics
BallinaSHOWBIZPropozimi i papritur për martesë, Ermal Fejzullahu marton çiftin në “Më lër...

Propozimi i papritur për martesë, Ermal Fejzullahu marton çiftin në “Më lër të flas”

Një çast emocionues ndodhi sonte në “Më lër të Flas”.

Një moment kulminant për Andin dhe Sofin, çifti që u bë pjesë e studios.

Ndërsa u ftua në skenë për stand up comedy, rubrikë të re në emision, Andi po ironizonte martesën, ndërsa askush nuk e priste që ai do t’i propozonte partneres së tij për martesë.

Djali u ul në gjunjë dhe në dorë mbante unazën.

Ai i i propozoi për martesë para publikut dhe të gjithë shikuesve të dashurës së tij Sofit, dhe përgjigja ishte “PO”.

Mes emocioneve të atij momenti magjik për çiftin, nuk munguan edhe batutat e moderatorëve Veshaj dhe vetë Andit.

“Ti je shumë e denjë, je vajzë e veçantë, por unë nuk e di a jam i denjë për ty.

Ishte babi i Sofit që na njohu dhe ndërroi jetë pas dy muajsh, sikur jetoi për të na njohur ne”, tha Andi.

Pasi vajza tha po, Ermal Fejzuzllahu ndezi studion duke performuar këngën “Hajde Hajde” dhe uruar çiftit jetë të lumtur./tch/

Shiko videon:

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,003NdjekësitNdjek

Të Fundit