Protesta e veteranëve, Klinaku: Sa herë që ka seanca, ne do të jemi këtu, para Kuvendit

Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, në protestën e sotme të veteranëve të luftës, ka lutur Policinë që të qëndrojë e qetë pasi siç ka thënë, “ne nuk kemi punë me policinë, por me qeveritarët”.

“Ju kisha lutur që të jeni të qetë se ne nuk kemi punë me policinë, sepse policia është e jona.

Ne kemi punë me qeveritarët deputetë që e kanë shkelur Kushtetutën”, ka thënë Klinaku, duke shtuar se “çdo herë kur ka seanca, ne do të jemi këtu, para Kuvendit”.

OVL e UÇK-së sot po mban protestë gjithëpopullore në shenjë pakënaqësie për miratimin e Ligjit për pagën minimale dhe mospërfshirjen e tyre.

E në orët e mëngjesit forca të shumta të Policisë së Kosovës kanë rrethuar objektin e Kuvendit të Kosovës për të ofruar siguri. /Telegrafi/