Pse Butrint Imeri nuk do që njerëzit të dinë rreth lidhjeve të tij?

Fjala e urtë popullore “Nuk mbulohet dielli me shoshë” duket se nuk ekziston në fjalorin e Butrint Imerit, i cili pavarësisht të gjitha fakteve vazhdon të mohojë se është në një lidhje.

Këngëtari i cili ka vite në tregun muzikor shqiptar ka mohuar gjithnjë zërat për romancë, ai përfol gjatë në mediat online për një lidhje me moderatoren simpatike Kiara Tito vite më parë.

Çifti u kapën mat teksa shijonin pushimet në të njëjtin vend apo pinin një kafe në një lokal të Prishtinës, por sa herë që ata pyeteshin në media për një raport më shumë sesa shoqëror, dëgjonim vetëm mohime.

Megjithatë, provat ishin të pakontestueshme, e gjitha nisi nga një intervistë e Butrintit me Kiarën në 2018 kur ajo e puthi në studio e më pas duket se ata vijuan njohjen.

Komentet n rrjetet sociale për njëri-tjetrin nuk mungonin teksa po ashtu Kiara ka amrrë pjesë në videoklipin e Butrintit “Hajt Hajt”, nuk dihet arsyeja se përse ata u ndanë, ndonëse lart e poshtë thuhet se shkak është bërë nëna e Butrintit.

Ndërkohë prej dy vitesh ai përflitet për një lidhje me aktoren e re Olta Beqiri, mediat kanë vënë re fotot e tyre në vende të njëjta gjë që u mohua lehtësisht nga Butrinti, më pas ai është hapur mat me Oltën në momente të afërta./panorama