Pse duhet të vendosni faculeta të lagura në rrobalarëse

Një person mesatarisht shpenzon rreth katër orë në javë për larjen e rrobave.

Derisa makinat moderne për larjen e rrobave e kryejnë shumicën e punës, ne mund ta përmirësojmë rezultatin e larjes së rrobave dhe të kursejmë shumë kohë me vetëm një trik të thjeshtë.

Kjo metodë do t’iu kryejë shumë punë posacërrisht nëse keni kafshë shtëpiake apo keni shumë rroba me ngjyra të mbyllura, transmeton Klan Kosova.

Thjesht, vendosni një faculetë të lagur në makinën për larjen e rrobave para se t’i futni rrobat për t’i larë dhe do të shihni se çfarë do të ndodhë.

Rezultati final do t’iu mahnisë!

Nuk ka më fije dhe qime në rrobat tuaja.

Faculetat e lagura ndihmojnë që të hiqni qimet dhe fijet që mbesin në rrobat tuaja.

Ato veprojnë si një absorbues që i mbledh copat e vogla të rrobave, leshit, dhe flokëve.

Të gjitha këto grimca përfundojnë në faculetat e lagura, dhe si rezultat rrobat duken shumë më të pastra dhe ju nuk do të shpenzoni më kohë duke i hequr këto grimca nga rrobat pasi t’i nxerrni nga makina.

Mos vendosni më shumë se tri palloma të lagura në makinën për larjen e rrobave.

Kur makina do të fillojë procesin e larjes, faculetat do të përzihen me rrobat dhe do të mbledhin të gjitha qimet dhe fijet nga rrobat.

Ju duhet të përdorni faculeta të lagura të reja për secilën larje në mënyrë që rezultati të jetë sa më i mirë.

Mos harroni të zgjedhni faculeta pa aromë

Nëse nuk dëshironi që rrobat tuaja të marrin aromën e faculetave të lagura, zgjedhni faculetat e lagura që janë pa aromë ose antibakteriale.

Gjithashtu, mund të shtoni zbutës rrobash për të eliminuar aromën.