Pse kopsat në këmishat e meshkujve dhe femrave janë në anën e kundërt, arsyeja do t’ju çudisë

A keni vënë re ndonjëherë se këmishat e meshkujve i kanë kopsat e tyre në anën e djathtë, ndërsa gratë i kanë në të majtë?

A është kjo rezultat i tekave të stilistëve apo vetëm një mënyrë për të theksuar dallimin mes këmishave të meshkujve dhe të femrave ?

Ka në fakt një histori mjaft interesante që e shpjegon këtë mister.

Siç rezulton, kjo karakteristikë e këmishave daton shumë kohë më parë, kur kopsat sapo ishin shpikur, rreth shekullit të 13-të.

Thuhet se në atë kohë vetëm gratë e pasura kishin këmisha të tilla, ndërsa kjo zbulon edhe arsyen se pse ky ndryshim mes kamishave.

Gratë e pasura kishin shërbëtore që i ndihmonin ata të visheshin çdo ditë, dhe kjo ishte arsyeja pse kopsat janë të vendosura në anë të majtë.

Ndërsa meshkujt zakonisht priren të vishen vetë, dhe pikërisht për këtë kopsat e tyre janë të vendosura në anën e djathtë.