Familja Dehari u deklaruan sot para mediave lidhur me gjetjet e raportit nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Zvicër lidhur me rastin e Astrit Deharit.

Pas kësaj bashkëshortja e Astrtit, Arta ka shkruar në emër të vajzës, e cila po rritet pa baba.

“Babi, sot u vërtetua ajo që ne kemi besuar deri sot. Gjaku yt nuk falet”, shkroi ajo.

Më tej ajo shtoi se pse ia humbën mundësinë të njihte babain, ta kishte pranë, t’ia ndiente aromën e ta thërriste baba.

Duhet shtuar se Astrit Dehari humbi jetën në vitin 2016 në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.