Pse rastet e gripit sezonal janë shumë të ulëta këtë vit?

Në këtë periudhë të vitit, normalisht do të kishte shumë raste të gripit sezonal, mirëpo duket se këtë vit ka ndryshuar gjendja.

Teksa bota është fokusuar në Covid-19, gripi sezonal duket sikur është zhdukur pothuajse fare, shkruan “Today”.

Aktiviteti i gripit është jashtëzakonisht i ulët për këtë periudhë të vitit, thotë qendra për kontrollimin dhe parandalimin e sëmundjeve.

Rastet me grip sezonal janë rekord i ri për shifra të ulëta dhe nuk po qarkullon mes njerëzve si do të ndodhte zakonisht.

Aktiviteti është kaq i ulët dhe ekspertët besojnë se ka të bëjë plotësisht me kujdesin që po kanë njerëzit si pasojnë e Covid-19.

Nga disa studime të bëra në SHBA, mes 1 tetorit të 2020 dhe 16 janarit 2021 ka pasur vetëm 136 persona që përfunduan në spital si pasojë e gripit sezonal në të gjithë SHBA-të.

Ndërsa vitin paraprak, nga tetori deri në shkurt, mbi 400,000 persona u shtrinë në spital nga gripi sezonal.

Edhe gripi sezonal, ndikon në organet e frymëmarrjes duke shkaktuar kollën, teshtimën, e në disa raste edhe probleme me frymëmarrje.

Mirëpo gripi sezonal është shumë më pak i rrezikshëm, prandaj edhe shumë persona e kalojnë lehtë çdo vit.

Respektimi i masave të distancës, maskave, pastrimi i duarve etj, kanë bërë që gripi të përhapet shumë më pak.

Zakonisht infektimi me gripin sezonal shkaktohet në shkolla, përmes fëmijëve.

Pasi që edhe fëmijët janë duke u shkolluar nga shtëpitë e tyre në shumicën e shteteve, edhe përhapja ishte jashtëzakonisht e ulët. /Lajmi.net/