Pse rrugët e Zvicrës janë ndër më të sigurtat në botë?

Një raport i lëshuar në janar të vitit 2020 zbuloi se rrugët e Zvicrës janë të sigurta – dhe po bëhen edhe më të sigurta.

Vetëm tri vende në botë kanë shkallë më të ulët të vdekjes në rrugët e tyre – Singapori, Irlanda dhe Suedia – ndërsa vetëm dy vende kanë një rrezik më të ulët të vdekjes në shembullin e një dëmtimi në rrugë (Sllovenia dhe Zelanda e Re).

Kjo do të thotë që jo vetëm që rrugët zvicerane janë të sigurta, por infrastruktura e shërbimeve shëndetësore dhe ato urgjente janë gjithashtu të shkëlqyera, shkruan The Local.

Masat e rëndësishme të mbrojtjes:

Guido Bielmann, një zëdhënës i autoriteteve federale të rrugëve Zvicerane FEDRO, i tha The Local se politikat e sigurisë rrugore – veçanërisht nisja e planit të veprimit Via Sicura – ishin pas rrugëve të sigurta të Zvicrës.

“Këshilli Federal i Zvicrës filloi në vitin 2008 me projektin e Via Sicura, për t’i bërë më të sigurt rrugët zvicerane”, tha Bielmann.

“Masat për sigurinë në komunikacion përfshijnë sjelljen në trafik, sigurinë e infrastrukturës [dhe] parandalimin … u përcaktuan masa të rëndësishme parandaluese.

“Me këto masa, ligjet dhe rregullat ekzistuese duhet të zbatohen dhe pikat e zeza të aksidentit duhet të eliminohen.

“Në rrugët e larta, shpejtësia maksimale është 120 km/orë”.

Ndërsa projekti – që do të thotë ‘Siguria në rrugë’ në Itali – mund të shihet si një sukses i plotë, Bielmann vëren se siguria rrugore është rritur në Zvicër për dekada të tëra.

“Në 1971, 1700 persona vdiqën në aksidente trafiku në rrugët zvicerane.

Në vitin 2016 ishin 216.

Përfundim: Via Sicura është vërtet e justifikuar”.

Dënime më të larta dhe sisteme të zbulimit janë zbatuar për vozitjet e personave të dehur dhe sjellje të tjera të pasigurta si shpejtesia.