Publikohen pamje nga xhirimet e duetit Kida-Mozzik

Mozzik dhe Kida janë duke përfunduar punimet e projektit të ri.

Javë më parë Mozzik kishte bërë të ditur se para publikimit të albumit do të lansoj edhe një apo dy projekte ndër to edhe bashkëpunimi me Kidën.

Dyshja e cila kanë miqësi nga kohët në ‘On Records’, kanë filluar xhirimet e klipit dhe në rrjete sociale po qarkullojnë disa video nga prapaskenat.

Kujtojmë se ky do të jetë projekti i dytë në bashkëpunim me Mozzik dhe Kidën, pas këngës ‘Premtimet’ një super hit ky i realizuar vite më parë. /Lajmi.net/