Publikohen pamjet nga videoklipi i Encës me Beartin

Enca ka premtuar se 2021 do të jetë viti i saj dhe se do e shijojë në maksimum.

Teksa ishte me pushime në Dubai ajo premtoi se do të sjellë shumë këngë të reja dhe se punën do e shoqërojë gjithmonë me pak relaks.

Teksa të gjithë po prisnin projektin e saj më të ri muzikor, këngëtarja i ka surprizuar të gjithë me një postim në Instagram ku shfaqet duke përqafuar një mashkull, identitetin e të cilit nuk e ka zbuluar pasi në foto shfaqet vetëm me shpinë.

Të gjithë fansat nisën menjëherë dyshimet se mashkulli misterioz është pikërisht ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Beart Rexhepi dhe fansat mendojnë se këngëtarja e ka zgjedhur atë për klipin më të ri muzikor.

Dhe në fakt kështu është e vërteta! Ditën e sotme fansat e këngëtares kanë publikuar një video, në të cilën Enca shihet duke ecur me një makinë që drejtohet nga Bearti.

Gjithashtu rreth e rrotull ata kanë një staf të tërë, i cili duket se po merret me xhirimin e klipit të ri të artistes.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Enca Haxhia News (@encahaxhia.news)