Publikohen përgjimet, Arbërie Nagavci kështu flet për Vjosa Osmani

Në një audio-incizim, ish-nënkryetarja e Kuvendit Arbërie Nagavci, dëgjohet duket folur në një takim të brendshëm partie për Vjosa Osmanin.

Në këtë audio-incizim të publikuar nga Indeksonline, ajo dëgjohet duke u ankuar se Vjosa nuk ka ekip, dhe vetëm mundet ndonjë votë të shoqërisë civile me marrë por pjesën tjetër do ta përfitoj në kurrizë të VV-së.

Kjo është biseda e saj me anëtarët e VV-së në një takim:

Arbërie Nagavci: Unë mendoj që Vjosa ka me bo, nuk e bën me këta.

Nuk ka me pasë deputetë.

Kjo ka me pasë ma shumë të tjerë.

Qita këshilltarët e vet që i ka, ekipin.

Tash i ka 10, 15 vetë.

I ka, i ka Vjosa.

X: Po, po.

Duhet me pasë ky këshilltari.

Po Fatoni osht, ka bazë elektorale.

Arbërie Nagavci: Për shembull, Fatoni munet me i marrë pjesët e LDK-së.

X: Po, edhe këta drejtorat që i kanë.

Arbërie Nagavci: Këta tjerët mujnë me e marrë përgjegjësinë, mujnë me marrë votë të OJQ-ve për shembull, të qytetarëve.

Vjosa merr vet,…prej nesh.

Kush vjen me ne, krejt marrin vota./lajmi