Web Analytics
BallinaUncategorizedPublikohet audio-incizimi që dëshmon se produksioni ishte në dijeni për lidhjen e...

Publikohet audio-incizimi që dëshmon se produksioni ishte në dijeni për lidhjen e Teas me Beartin

Ish-konkurrenti i ‘Pëputhen’ nxjerr një audio-incizim, me të cilin dëshmon se produksioni e dinte për ngjarjen që bëri bujë.

Ish-konkurrenti i ‘Përputhen’, Erjon Geca, me anë të rrjeteve sociale, ditët e fundit është përfshirë në debatin për ngjarjen  mes Teas, Beartit dhe Andit.

Ai përmes disa postimeve ka deklaruar se e di të gjithë atë që ndodhi brenda emisionit, duke theksuar vazhdimisht se produksioni e dinte për lidhjen  mes Teas dhe Beartit.

Por, pasi i është thënë se do t’i mbyllet Instagrami, Erjoni vendosi të publikoi një audio-incizim.

Fillimisht, ish-konkurrenti tha se produksioni e dinte gjithë atë që po ndodhte jashtë emisionit që prej muajit dhjetor.

Por, sipas tij, ata u mbajtën brenda për arsye audience, ndërsa imazhi i tyre është shfrytëzuar për arsye përfitimi.

Në atë audio, dëgjohet teksa Olsa po bisedonte me një konkurrent (nuk dihet nëse është Erioni), të cilit i thotë të shkojë të nesërmen për të biseduar për Beartin, ajo ndër të tjera dëgjohet duke thënë “Po nga na doli ky Bearti, më bëhet qejfi për këtë”.

Sic degjohet produksioni ka qene ne dieni qe ne dhjetor dhe ge.njeni kur thot se skemi pas dieni,  tani le te dale e te tregoje pse e mbajti te fshehur dhe pse i mbajti deri ne fund te janarit konkurrentet qe duhej larguar  qe ne ate sekond???? dihet ne fakt por le ta thone vete”, shkruan Erioni. /Lajmi

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,003NdjekësitNdjek

Të Fundit