Publikohet fotografia e parë e Mustafës që kur rezultoi pozitiv me Covid-19

Është publikuar për herë të parë një fotografi e Kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, që kur ai rezultoi pozitiv me koronavirus.

Këtë e ka ndarë me miqtë në facebook, djali i tij Besniku, ndërsa shihen duke respektuar masat anti-covid, distancën dhe bartjen e maskës, njofton Klan Kosova.