Publikohet mesazhi që pretendohet se Isa ua dërgoi deputetëve të tij për shkarkimin e qeverisë Kurti

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, u ka shkruar mesazh deputetëve të tij, ku iu është bërë e qartë se nuk ka tërheqje nga vendimi i Kryesisë për shkarkimin e qeverisë Kurti.

Gazeta Online “Reporteri.net” ka siguruar mesazhin që Mustafa ua ka dërguar deputetëve të tij, nga të cilët kërkohet të vazhdohen procedurat për rrëzimin e qeverisë.