Publikohet vendimi i Albin Kurtit për heqjen e taksës

Kryeministri i vendit, Albin Kurti vetëm pak orë pas ultimatumit që i kishte dhënë lideri i LDK-së, Isa Mustafa, vendos ta heq taksën ndaj mallrave serbe.

Sipas vendimit të Kurtit, fillimisht hiqet taksa ndaj lëndës së parë, ndërkaq nga 1 prilli edhe taksa ndaj të gjitha mallrave.

Ndonëse Kurti kishte theksuar se ai taksën e plotë do ta heq vetëm nëse refketon Serbia, sidomos në raport me fushatën kundër njohjeve, në vendim të cilin e ka siguruar Gazeta Blic thuhet se ajo do të hiqet nga 1 Prilli, por pa asnjë kusht.

Në vazhdim e gjeni vendimin:

Ndaj vendimit për heqje takse ka reaguar edhe Haradinaj.

“Të nderuar qytetarë, Qeveria në largim nuk mundi të ikë pa e hequr taksën! Në pikën 1 hiqet taksa për lëndën e parë kurse në pikën 3 të vendimit obligon veten për heqje të plotë të taksës me 1 prill.

Me këtë e zhvlerësoi kundërvlerën për marrëveshjen finale dhe e humbi plotësisht kreditin te partnerët ndërkombëtarë, e posaçërisht te SHBA-ja.

Ashtu si e kishte fillimin e turpshëm, Qeveria në ikje gjithashtu po largohet me turp. RH”, ka shkruar Haradinaj.