Web Analytics

Publikoi foto me nënën e Bardhit, reagon ashpër Sara pas komenteve negative që mori

Botuar nga: InfoKosova

Edhe sa ishte brenda shtëpisë së Big Brother Vip Albania, por edhe tani që është jashtë Sara Gjordeni po bën që me veprimet e saj të flitet gjithandej për të.

Ajo ka befasuar të gjithë dje kur shkoi në shtëpinë e Bardhit në Kumanovë dhe publikoi foto krah Bardhit.

Por, më vonë ajo publikoi edhe një foto duke i mbajtur dorën nënës së Bardhit derisa shkruajti ‘Nana Selvie’.

Kjo gjë i ka acaruar ndjekësit duke thënë se ajo është braktisur nga nëna e saj andaj bën këto veprime që sipas tyre nuk janë të mira.

Sara reagoi kundër këtij komenti duke treguar të vërtetën.

“Mendoj se karakteri i saj, qenia e saj, do të thotë tregon shumë për këtë vajzë. Si një nënë lë fëmijën dy vjeç, nuk e di do të thotë. Çfarë gjëje më keqe mund t’i ndodhë një fëmije të rriet jetim me nënë gjallë”, ishte komenti që iu bë në Instagram e vendosi ti përgjigjet.

“E kam lexuar disa herë këtë gjë. O njerëz nuk më ka braktisur nëna. Nga i nxirrni këto? Thjesht është larguar në emigrim kur kam qenë dyvjeçe. Ajo është kujdesur për mua financiarisht për shumë e shumë vite. Kush është nga Kucova e di shumë mirë që kur mami im dërgonte gjëra, duhej ndihma e lagjes për t’i ngritur qeset e valixhet. Kam një nënë pak të thuash të fortë dhe heroinë”.

“Mjaft me këto keqkuptime skandaloze se u bë e lodhshme” ka theksuar ajo./InfoKosova/

Shiko foton:

Të FUNDIT