E mërkurë, 18 Shtator, 2024
13.3 C
Pristina

Publikoi foton me Bardhin dhe nënën e tij, ndjekësja e revoltuar: “Oj plehër pse…”, Sara i përgjigjet publikisht

Motra e Bardhit ka mbyllur epokën e beqarisë në një ceremoni të mbushur me miq dhe familjarë.

Mes të ftuarve ka qenë edhe Sara Gjordeni, e cila ka ndarë momente të ngrohta me familjen e Bardhit në rrjetet sociale.

Megjithatë, një detaj i vogël në një nga fotot ka shkaktuar reagime negative nga disa ndjekës online.

Në një nga fotot e postuara, Sara është e shoqëruar nga Bardhi dhe nëna e tij, e cila është ulur në pjesën e pasme të makinës.

Ky detaj ka shqetësuar një ndjekëse, e cila e ka komentuar ofendues këtë vendosje, duke e quajtur Sara-n “plehër” dhe duke kritikuar vendin ku ishte ulur nëna e Bardhit.

Sara ka reaguar publikisht ndaj këtij komenti, duke i kundërpërgjigjur ashpër: “Çfarë gjuhe ndaj meje sikur e kam ulur për rrobash me zor. Edhe vjehrra ime ishte e ulur me burrin e saj pas.

Ky mentalitet është për t’u hedhur në banjo, jo në kosh. Një nuse e mirë e di që përparësia dhe respekti ndaj nënës së djalit duhet të tregohen në situata më të rëndësishme gjatë jetës,” shkroi Sara.

Shiko foton:

Nga Rubrika