Sara Hoxha feston sot ditëlindjen.
Ajo mbush 24 vjeç dhe siç e thotë dhe vetë ky vit e ka gjetur të plotësuar.
Gjithashtu Sara është bashkëshortja e moderatorit të njohru Ledion Liço dhe nëna e dy fëmijëve, Londonit dhe Romanit.
Dhe me rastine ditëlindjes ajo ka ndarë me ndjekësit e saj dhe tortën e veçantë të ditëlindjes së saj.
Në tortë shihen dy djemtë e saj së bashku me Sarën shoqëruar me katër zemra të kuqe.
Mirëpo, Ledioni ku është?!
Me humor Sara ka sqaruar se partneri do të jetë në tortën e darkës, pasi nuk kishte vend tek ajo e mëngjesit.
“Susan Miller thotë që ky do të jetë viti i Bricjapit, por ka disa vite që është viti im. Kështu duket 24-vjetori dhe unë nuk mund të isha më krenare për jetën që kam. Ledionin e kemi tek torta e darkës se s’kishte vend.”- shkruan Sara krahas postimit.