Sa thjesht dhe lehtë.

Për të gjithë ata që duan punë nga shtëpia pa u lodhur fare, tashmë ekziston një mundësi e tillë.

Kompania e ëmbëlsirave Pots & Co është në kërkim të një shijuesi profesional të pudingut me orar të përgjysmuar për tre muaj.

Ajo është në gjendje të paguajë 15 euro në orë personat që shprehin vullnetin për ta marrë këtë pozitë.

Shpallja për punë ishte postuar kohët e fundit në LinkedIn nga kompania.

Në përshkrim thuhet:

Nëse jeni profesionist në ngrënien e ushqimeve të ëmbla, ne dëshirojmë që të jeni pjesë e Pots & Co Pudding Taster.

Ju do tëbëni një vrojtim ekskluziv të recetave të reja në zhvillim në selinë tonë për t’u bashkuar me të preferuarat tona klasike, duke përfshirë karamelin e kripur dhe çokollatën Ganache dhe Lemon & Lime Posset.

Pudingët, sipas kompanisë, do i sjellin në shtëpinë tuaj, gjersa ju mjafton të jepni një vlerësim në lidhje me shijen e tyre.

Për të gjithë ata që gjenden në Britani të Madhe dhe duan të aplikojnë në këtë pozitë, duhet të shkruajnë një letër prej 150 fjalësh, ta dërgojnë në imellën [email protected], duke përshkruar se çfarë rëndësie ka pudingu në jetën tuaj.