Punoi 4 muaj vullnetare në Infektivë, përjashtohet nga konkursi i MSH-së

Përveç stafit mjekësor janë angazhuar edhe një numër i madh i vullnetarëve në përballje me koronavirusin.

Njëra ndër vullnetaret në Klinikën Infektive është edhe Jehona Krasniqi e cila ka shkruar në emër të vullnetarëve që janë paraqitur në këtë klinikë gjatë kohës së pandemisë duke punuar pa pagesë.

Ajo ka reaguar për konkursin e Ministrisë së Shëndetësisë pasi, sipas saj, nga 8 vullnetarë që kanë aplikuar në këtë konkurs vetëm njëri prej tyre është pranuar.

Krasniqi është shprehur e zhgënjyer se puna e saj dhe të kolegëve u është hedhur poshtë në favor të dikujt që do t’i duhet të mësojë nga fillimi.

https://www.facebook.com/jehona.krasniqi.184/posts/10223967250751889