Punonjësit e fabrikës i dhurojnë orë pune kolegut të sëmurë për ta nxjerrë ne pension

Një punonjës i sëmurë rëndë nga Parker di Gessate në Milano, rrezikonte të mbetej pa të ardhura dhe pagesën e papunësisë.

66-vjeçari kishte tejkaluar kufirin e lejes 18 mujore si i sëmurë dhe duke qenë se duhej të dilte në pension janarin e ardhshëm, ishte në rrezik të mbetej pa të ardhura.

Por kolegët e tij menduan për një iniciativë sindikale dhe i dhanë orët e duhura të punës.

Orët për të arritur pensionin – Në Parker, ku prodhohen valvola solenoide, punojnë rreth 200 punëtorë që kanë vendosur të bashkohen dhe të tregojnë, solidaritetin e tyre me Domenicon, kolegu i sëmurë.

Përmes një “marrëveshje sindikale”, ata gjetën një mënyrë për t’i dhënë atij orë të mjaftueshme për ta “shoqëruar” në pension.

Domenico nuk mund të kthehej në punë – Disa muaj më parë u bë e qartë për të gjithë se Domenico nuk mund të kthehej në fabrikë për shkak të kujdesit të rreptë që duhet të tregonte ndaj vetes pas sëmundjes.

Dhe ishte gjithashtu e qartë se ai nuk mund të merrte në konsideratë Naspi, papunësinë, sepse ligji parashikonte që të kishte të paktën 30 ditë pune gjatë vitit.

Dhurimet e 150 kolegëve – Rreth 150 punëtorë dhuruan një pjesë të lejeve të tyre të paguara: dikush dhuroi 4 orë, dikush 10, një tjetër 16 ose 20.

Deri në grumbullimin e një thesari prej 260-ditësh, të domosdoshme që Domenico të arrijë dhjetor 2020 dhe të jetë në gjendje të marrë pensionin.