Web Analytics

Pushimet me vajzën misterioze dhe postimet e Loredanës në ‘Instagram’ i bën lëmsh të gjithë, por ja cila është përgjigja e Mozzik kur pyetet nëse është në një lidhje

Botuar nga: InfoKosova

Dy vëllezërit kosovarë, Mozzik dhe Getinjo, janë përfolur shpesh për jetën e tyre personale, ata kanë folur së fundmi në një intervistë të shkurtër, të zhvilluar në mbrëmjen kur ata performuan në “Sunny Hill Festival.”

Getinjo konfirmoi që fundi i Shtatorit do të mbyllet me një projekt të ri muzikor, ndërsa së bashku me vëllain e tij Mozzik, sqaruan edhe arsyen se pse ishin veshur si ushtarë për performancën e tyre.

Mozzik u pyet gjithashtu për jetën e tij private.

“Po mbyllja e kësaj vere si e gjeti Mozzikun, single apo në një marrëdhënie?”– ishte pytja që iu drejtua, të cilës Mozzik nuk iu përgjigj në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Megjithatë, ai shprehu se së shpejti do të publikojë një këngë vetëm, duke shtuar që “është diçka që se ka bërë asnjëherë.” Kështu ai la të kuptohet se do të tregojë gjithçka përmes muzikës.

“Ende s’e di, për momentin kam hapur studion e re, ka dy-tre ditë, kemi bërë këngë të reja, besoj në 10-ditëshin e ardhshëm të radhës do vijë një këngë që s’e kam bërë asnjëherë Vetëm bashkëpunime, nuk e di kam bërë mjaftueshëm bashkëpunime por nëse bëj, do bëj me ndonjë gocë, se më shkon mua me goca”– tha ai.

Këtë verë ai ka luajtur me statusin e tij duke thënë herë se është beqar, e herë duke publikuar foto me vajza të ndryshme, ka qenë një video e publikuar nga ai në Instagram që ka marrë vëmendjen e fansave së fundmi.

Ai ndodhej me pushime siç kishte treguar në Instagram ku publikoi video duke u larë në mes të detit por, ka marrë vëmendje fakti që videon e ka regjistruar një vajzë zëri i të cilës dëgjohet edhe në sfond, githsesi nuk dihet nëse është partnerja e reperit apo jo.

Ndërkohë Loredana, nëna e vajzës së tij, ka rikthyer të gjitha postimet e përbashkëta me reperin në rrjetet sociale, duke nxitur dyshimet se dyshja janë ribashkuar.

“Kjo verë nuk do të na gjejë beqar”, shkroi Mozzik në një postim në Instagram para disa javësh duke ndezuar dyshimet se është në një romancë të re,  Mozzik publikoi më pas një foto të realizuar para pasqyrës me këmbën e një vajze, e cila kishte veshur një fustan në ngjyrë jeshil, reperi vendosi të zbulojë vetëm këmbën dhe veshjen e vajzës duke mos dhënë asnjë detaj më tepër.

Mirëpo, ai realizoi më pas një bisedë virtuale me ndjekësit, ku njëri ndër to e pyet nëse është single apo në një lidhje

 ‘Edhe kjo verë don me na zënë kështu’,-ishte përgjigja e reperit.

Të FUNDIT