Puth në buzë mbesën e vogël, Butrint Imeri irriton fansat, ata i kthehen keq në rrjetet sociale

Butrint Imeri ka qenë pre e komenteve negative në rrjetet sociale orëve të fundit pas një video që publikoi në profilin e tij në ‘’Instagram’’.

Këngëtari u shfaq pranë një vajze të vogël që duket të jetë mbesa e tij, të cilën e puth në buzë.

Kjo sjellje e Butrintit ka irrituar fansat e shumtë në rrjete sociale, të cilët e kanë kritikuar ashpër për këtë sjellje.

Sipas tyre puthja në buzë e një vajze të vogël nuk është aspak një gjest i hijshëm e aq më pak të publikohet në rrjete sociale.

Vetë këngëtari nuk ka pasur ndonjë reagim e as nuk e ka larguar videon nga profili i tij./party

Më poshtë shiko fotografin dhe reagimet e fansave: