Web Analytics
BallinaSHOWBIZPyetja e Ermal Mamaqit që vuri ‘në siklet’ Cindy Marinën

Pyetja e Ermal Mamaqit që vuri ‘në siklet’ Cindy Marinën

Cindy Marina është një ndër konkurrentet më të komentuara të “Dance Albania”.

Së fundmi, ajo është ‘nguc’ nga Ermal Mamaqi lidhur me ‘vjehrrën’ e saj.

Teksa balerini Dion i solli kek në prova të përgatitur nga vjehrra e tij, aq deshi Ermali dhe menjëherë nisi të ‘nguc’ Cindy-n për Jozefina Topallin.

Ermal Mamaqi e pyeti nëse Jozefina (Topalli), di të gatuajë po aq mirë kek, por si u përgjigj Cindy?

“Nuk e di, nuk jap komente për këtë”, tha ajo.

Më herët, gjatë një interviste, ajo është pyetur për jetën e saj personale.

Mirëpo, a vihet në pozitë Cindy kur i përmendin Genarin, djalin e Jozefina Topallit, me të cilin është në një lidhje dashurie?

“Mund të them po edhe jo, sepse është e vërtetë që unë jam Cindy por dhe kjo është një pjesë tjetër e jetës sime dhe nuk i vë faj njerëzve që ndoshta e përmendin apo duan ta nxjerrin në pah Kam arritur shumë për moshën akoma të re, jam krenare, dhe për lidhjen time, jam krenare.”

Po marrëdhënien me Jozefina Topallin si e ka? “I kam të mira, ajo është e mrekullueshme”- tha ajo megjithëse ishte vetë modelja, që e bëri publike romancën, ajo tregohet mjaft e rezervuar nëpër intervista sa i përket jetës së saj private ajo ka zbuluar se nuk e kishte menduar kurrë se do lidhej me një djalë shqiptar, por Genari e ka bërë të ndryshojë mendim.

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,000NdjekësitNdjek

Të Fundit