Web Analytics
BallinaSHOWBIZ“Qava si histerike!” Sherri i padëgjuar i Kim Kardashian dhe nënës së...

“Qava si histerike!” Sherri i padëgjuar i Kim Kardashian dhe nënës së saj për… një çantë

Pas ndarjes së saj nga Pete Davidson, Kim Kardashian është shfaqur në një intervistë ndryshe.

Përpos jetës së “lumtur” si beqare, ylli televiziv tregoi edhe një rast sa komik edhe të vërtetë, përballë James Corden në ‘The Late Late Show’.

Kim rrëfeu një rast kur ishte ftuar për një fotoshoot me stilistin Karl Lagerfeld, pronarja e “Skims”, e cila në atë kohë ishte në muajin e tetë të shtatzënisë me North, shkoi në Paris për xhirimet, ku kishte dëgjuar se si shpërblim do t’i dhuronte një çantë të mrekullueshme.

Ajo i tha James: “Kështu që isha shumë e emocionuar dhe ëndërroja se çfarë çantë do të më jepte por unë isha në xhirim dhe ai vjen disa orë më vonë, së bashku me Kris Jenner.”

“Kris ishte zbukuruar nga koka tek këmbët me Channel, kështu që ai bie në dashuri me të.”

Me përfundimin e sesionit fotografik, Kim ishte në pritje të dhuratës së saj, por ndodhi ajo që nuk ia merrte mendja.

“Mendova, ky është momenti ai do të më japë çantën ai më kalon mua dhe ia dorëzon mamasë sime dhe unë hyra në tualet, fillova të qaja në mënyrë histerike!”

Kim shpjegoi se një arsye pse ishte mërzitur kaq ishte sepse kishte planifikuar t’ia jepte vajzës së saj North, me të cilën ishte shtatzënë në atë kohë.

Kris tani e di se cilat ishin qëllimet e Kim me çantën – dhe ata kanë bërë një marrëveshje .

Kim tha: “Kështu që mamaja ime ka një dispozitë në testamentin e saj që North të marrë çantën kur – Zoti na ruajt – ajo të nderroj jet, ajo mund të qeshë me historinë e çantës tani – por Kim e bëri shumë të qartë se në atë kohë kishte qenë shumë e inatosur me të ëmën./Panoramaplus/

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,001NdjekësitNdjek

Të Fundit