Nuk kanë kaluar as një vit, thjesht janë në pyetje vetëm gjashtë muaj që kur ata u bënë prindër për herë të parë.

Tani si duket sërish do të bëhen prindër.

Meghan Markle dhe Princ Harry u bën prindër vetëm 6 muaj më parë, por, tashmë ata mund të jenë duke menduar për një fëmijë të dytë.

Kështu kanë lënë të kuptohet çifti mbretëror gjatë vizitës së tyre në Windsor me familjet e ushtarakëve.

Ishte Princi ai që ka diskutuar rreth asaj se si po ecin gjërat në familje pas ardhjes në jetë të një fëmije, ndërsa la të besohet se shumë shpejt Archi do të bëhet me një vëlla apo motër.

Nuk dihet nëse vërtetë Meghan është sërish shtatzënë apo jo, edhe pse edhe ajo ka shprehur një dëshirë për tu bërë nënë përsëri.

Kjo ka nxitur dyshimet tek të gjithë që familjes mbretërore do t’i shtohet edhe një anëtar i ri.