Klea Huta dhe Elgit Doda janë tashmë burrë e grua.
Çifti i njohur i showbizit e kanë celebruar dashurinë e tyre në martesë, në Marok.
Në Instagram, Klea ka postuar disa nga fotot e setit të martesës, teksa shihet më e bukur se kurrë.
“Që e vogël kam ëndërruar për ty!
Që e vogël doja dikë si ti kur të isha e madhe! Kemi kaluar ditë të mira e jo të mira, por gjithmonë të kam patur pranë e kam qenë pranë teje.
Në të mirë e në të keq.
Kur flas për ne edhe ndonjë lot gëzimi mi njom faqet.
Të dashuroj bashkëshorti im.
Zoti na bekoftë dhe syri i keq mos na paftë!”, ka shkruar ajo bashkangjitur fotos. /tvklan.al