Qendra Studentore “thumbon” Robert Berishën: Apliko edhe për vitin tjetër në konvikt

Këngëtari i njohur i estradës kosovare, Robert Berisha është në karantinën e improvizuar në konviktet e studentëve.

Aty qëndrojnë personat që janë futur në Kosovë pas përhapjes së virusit Covid-19 për një periudhë 14 ditore.

Ai sonte ka zgjedhur një metodë tjetër për ta hequr monotoninë aty, duke performuar ‘live’ me instrumentet e tij muzikore, ku mblodhi edhe disa miq.

Por nuk shkoi shumë, dhe Berishës iu konfiskua instrumenti muzikor, pasi që shumë persona të tjerë po shkonin që të e dëgjonin dhe kështu po thyenin rregullat e karantinës.

Për performancën e tij aty, disa fjalë pati edhe Qendra Studentore në Prishtinë.

“Robert apliko edhe vitin tjetër për konvikt, se ti gajret për provime po japshe”, shkruajnë nga Qendra Studentore.

Kujtojmë se Robert Berisha është ankuar më herët për kushtet që janë në qendrën studentore.