Qeni i shkatërron pasaportën dhe i shpëton jetën.
Një grua tregoi në Facebook historinë e saj, duke shpjeguar se duhej të nisej për në Wuhan, qyteti kinez më i goditur nga epidemia e koronavirus.
Ishte gjithçka gati, por papritur qeni i grisi pasaportën, duke e bërë të pamundur udhëtimin.
Gruaja me origjinë nga Tajvani, e gjeti pasaportën copash dhe u mërzit pafund.
Por kur mësoi për virusin e rrezikshëm i cili ka shkaktuar mbi 100 të vdekur dhe me mijëra të prekur, ndan historinë e saj në rrjetin social.
“Ju kujtohet pasaporta e grisur?
Qeni im, po mundohej të më mbronte.
Pasi pasaporta ime u gris, virusi nisi të përhapej frikshëm pikërisht në vendin ku unë duhet të shkoja.
Fatmirësisht më shpëtoi jetën nëpërmjet grisjes së dokumentit”, shkruan gruaja.
Shiko Fotot: