Qentë takohen me arushën në Kaliforni, pamjet bëjnë xhiron e rrjetit

Një ari i egër është filmuar duke shëtitur në një zonë të banuar në Monrovia, të Kalifornisë.

Momenti më pikant ishte kur ariu gjigant iu afruar një banese buzë rrugës dhe ku “takoi” dy qen kurioz.

Sipas raportimeve bëhej fjalë për një arushë rreth 180 kg që kishte zbritur nga pylli pranë zonës.

Dimri i butë mund të jetë një nga shkaqet që arusha ka zbritur në qytet në kërkim të ushqimit.

Ndërkohë pasi u rrethua arusha u kap dhe më pas u la e lirë në habitatin e saj në pyll.