Qeveria e ka humbur rrugën për kufizimin e pandemisë!

Qeveria Hoti është në dështim flagrant për trajtimin e pandemisë Covid-19.

Të gjithë e kanë kritikuar qeverinë Kurti për hapa të ndërmarrë në trajtimin e koronavirusit.

Por, në kuadër të frymës rajonale të trajtimit, Kosova është ballafa.quar suksesshëm me pandeminë, bile ka qëndruar shumë më mirë se disa shtete në rajon e më gjerë.

Çka po ndodh tash dhe çka duhet të ndryshojë?

Qeveria nuk ka ide nga segmenti shëndetësor si ta trajtojë pandeminë.

Megjithatë, IKSHPK është e njëjta strukturë laboratorike dhe vendimmarrëse ndaj reagimeve që duhet bërë konform trajtimit pandemik.

Qeveria Hoti e ka lejuar tubimin publik të VV-së pa i përfillur rregullat e distancës dhe maskave.

Qeveria nuk është dashur të lejojë as të japë leje për tubime publike, të mijëra njerëzve në shesh, përveç nëse organizatori merr përsipër masat e shpallura obligative për tubime në kohë pandemie.

Gastronomia funksionon në tërësi si në kohën kur nuk kishte pandemi.

Ndërsa, dasmat ndalohen të mbahen!

E habitshme, a?

Andaj, Qeveria duhet ta harmonizojë programin për masat ndaj koronavirusit.

Nuk është logjike të punojnë të gjitha kafenetë dhe gastronomia, të lejohen tubimet qytetare me mijëra njerëz në shesh, pa përfillur aspak distancën dhe maskat mbrojtëse.

Dhe, nisur nga këto që thamë, janë disa masa që duhet t’i ndërmerr qeveria Hoti shumë urgjentisht nëse nuk do ta qojë popullatën në rrezikim jete.

Nëse në rajonin e Ballkanit janë hapur kufijtë, normalisht as Kosova nuk ka logjikë t’i mbyllë, por ka mundësi të mos lejojë tubime dhe ato duhet të ndalohen me ligj të veçantë deri te një gjendje kur më nuk ka rrezik për popullatën.

Ka mundësi të mbikëqyret nga inspektorati dhe organet e rendit zbatimi i masave në kafene dhe në segmentin e gastronomisë, në përgjithësi, e që nuk po bëhet.

Dhe, si po shkojnë punët, besohet se Qeveria ka nevojë qysh tash për një gjendje të jashtëzakonshme, apo zbatim strikt të rregullave për mbrojtjen e jetës së njerëzve nga Covid-19.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, nuk është mjek dhe, ndoshta, i duhet një ndihmë profesionale më e madhe në këtë drejtim, me qëllim të stabilizimit të gjendjes./Kosovarja/