Qeveria Hoti merr përsipër pagesat e shërbimeve funerale nga koronavirusi

Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që ta kryejë borxhin ndaj kompanisë “Loti”, e cila është kontra ktuar për ta bërë transportin e vi.ktimave nga COVID-19.

Ky vendim është marrë pas një takimi që kjo kompani ka pasur në ministrinë e Shëndetësisë.

Lajmin e ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali pronari i kësaj kompanie, Bashkim Kameri.

“Pagesa ende nuk është kryer.

Por sot kemi pasur takim në ministrinë e Shëndetësisë, ku është marrë vendim që faturat të dërgohen në thesar, dhe pagesa të kryhen brenda 2 ose 3 ditëve”, ka thënë Kameri.

Kameri dje ka dekla ruar se nëse pagesa nuk bëhet deri sot në orën 13:00 do t’i ndërpresin të gjitha shërbimet për shka k të mospagesës.

Madje ai ka thënë se është dashur të hyjnë në borxhe për t’i kryer këto shërbime.

Kompania “Loti” ka qenë e kontra ktuar që nga fillimi i pandemisë dhe ka intervenuar për rreth 300 ras te.