Qeveria Hoti pranë rrëzimit: Kelmendi thërret AAK-në, Nismën dhe PDK-në të veprojnë sa më shpejt

Ish-kandidati për deputet nga AAK-ja, profesor Muhamet Kelmendi ka bërë thirrje publike që kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe Skënder Hyseni mos të përfaqësojnë Kosovën askund.

Kelmendi përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar nga AAK-ja, Nisma dhe PDK-ja që të shprehen kundër që Avdullah Hoti të përfaqëson Kosovën.

Sipas tij, këtë mund të bëjnë edhe me prishtje të koalicionit, pasi nuk ka asgjë më të vlefshem sesa Kosova.

Postimi i plotë:

Thirrje!

Populli shqiptar nuk duhet të lejojë Abdullah Hotin të perfaqësoj Kosovën -Dardane askund.

Kjo detyrë bije kryesisht mbi koalicionin aktual qeverisës.

Këtej kërkohet që AAK dhe NISMA, sikundër edhe PDK, të shprehen apriori kundër. Madje edhe në prishje të koalicionit, sepse nuk ka asgjë më me vlerë se shteti.

Këta nuk duhet të lejojnë Qeverinë, Z.Hoti dhe harmonikashin Hysenaj të perfaqëson Kosovën në asnje vend ku diskutohet dhe vendoset për Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur.

Është koha për veprim!