Qeveria i ndaloi makinat në rrugë, ky qytetarë bën zgjidhje kthehet në kohën kur udhëtonin me kali

Në qytetin e Kukësit ashtu si në Tiranë, Durrës dhe qytete të tjera u bllokua qarkullimi i makinave si masë drastike për parandalimin e përhapjes së koronavirusit duke kufizuar lëvizjet në maksimum.

Kjo ka detyruar qytetarët që të ecin në këmbë për të kryer furnizimet, por një kuksian ka gjetur një zgjidhje origjinale.

I hipur mbi kalë, ai është filmuar duke lëvizur i qetë mes për mes qytetit që e ka kapluar qetësia absolute si kurrë më parë nga frika e koronavirusit.

Report Tv sjell pamjet nga qyteti i Kukësit mbrëmjen e sotme.

Ndërkohë që rreth orës 20:30 nisën reshjet e dendura të shiut pas disa ditëve me temperatura të larta.

Qyteti i Kukësit vijon të jetë në karantinë, ndërsa një pjesë e vogël dolën vetëm disa minuta në mbrëmje në shëtitje në bulevard për të marrë pak ajër të pastër.

d.ba./Shqiptarja.com