Qeveria jep dritën e gjelbër, Premier Liga rifillon nga 1 qershori

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ia ka dhënë federatës angleze të futbollit dritën e gjelbër që Premier Liga të rifillojë nga 1 qershori.

Futbolli në Britaninë e Madhe është ndërprerë si pasojë e pandemisë së koronavirusit që në Britani të Madhe ka marrë më shumë se 30 mijë jetë dhe ka prekur mbi 220 mijë.

Klubet e Premier Ligës janë përkushuar që ta përfundojnë sezonin në një mënyrë apo tjetër, dhe pritet që ndeshjet të luhen me dyer të mbyllura dhe në lokacione neutrale.

Liga ka bërë të ditur gjatë tërë kohës që çdo lëvizje për ta rikthyer futbollin në fushë do të jetë në përputhje me protokollin e qeverisë.