Qeveria kujton 1641 personat e zhdukur. Albin Kurti: S’ka amnisti, vetëm drejtësi

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në faqen zyrtare Facebook, ka publikuar një fotografi ku shihet ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, në të cilën shkruhet 1641 PERSONA TË ZHDUKUR.

TË GJITHËVE NA MUNGOJNË:

Ndërsa, ai kujton 27 prillin e vitit 1999, mas, akrën e Mejës.

Ndërsa thotë se nuk është e mundshme të ndërtohet e ardhmja, pa u mbyllur si duhet e kaluara.

Kemi obligim që të bëjmë gjithë sa mundemi që t’i prejmë rrugën kësaj drejtësie të munguar, duke e bërë çështjen e të zhdukurve si çështje të parë në dialogun e ardhshëm Kosovë – Serbi.

Nuk ka amnisti – por vetëm drejtësi.

Ky është postimi i plotë:

27 prilli i vitit 1999 ishte i kobshëm për gjithë Kosovën.

Në këtë datë koinçidon edhe mas.akra e Mejës.

Përvjetori i Mas.akrës së Mejës ku u vra.në e zhdukën 376 shqiptarë, por edhe Dita për Persona të Zhdukur, e shpallur në nderim të vikt.imave të mas.akrës së Mejës dhe gjithë të zhdukurve si pasojë e Luf.tës në Kosovë, na përkujton se kemi edhe shumë plagë të hapura.

Aktualisht, janë edhe 1641 persona të zhdukur.

Janë familjet e 1641 personave që vazhdojnë të jetojnë në ankthin e pritjes, 1641 familje vuajtja e të cilave është stërzgjatë për më shumë se dy dekada.

Fëmijë, tani të rritur bashkë me pritjen për një përgjigje.

Pleq që nuk kanë njohuri për fatin dhe vendndodhjen e trashëgimtarëve të tyre.

Thuhet se koha shëron plagë, por kjo thënie dështon te familjet e të zhdukurve.

Koha vetëm sa vjen e thellon pla.gët, venit shpresën dhe rëndon dhimbjen për këta familjarë.

Nuk është e mundshme të ndërtohet e ardhmja, pa u mbyllur si duhet e kaluara.

Kemi obligim që të bëjmë gjithë sa mundemi që t’i prejmë rrugën kësaj drejtësie të munguar, duke e bërë çështjen e të zhdukurve si çështje të parë në dialogun e ardhshëm Kosovë – Serbi.

Nuk ka amnisti – por vetëm drejtësi.

Sepse… të gjithëve na mungojnë!